Kryebashkiaku i Athinës mbështet Veliajn për zgjedhjet e 14 majit: I talentuar dhe punëtor! E ka transformuar Tiranën në një qytet modern

22 Prill 2023, 18:27

Kryetari i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis, i ka uruar homologut të tij kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt fitore në zgjedhjet e 14 majit. Përmes një videomesazhi mbështetës, Kostas Bakoyannis thekson se Tirana nën drejtimin e Veliajt, në një kohë shumë të shkurtër është transformuar në një qytet modern, të gjallëruar, dinamik dhe metropolitan.