Kujdes në fushën sentimentale! Një javë me ndikime të forta planetare sipas astrologut Jorgo Pulla

22 Maj 2023, 12:25

Sipas astrologut Jorgo Pulla duket se kjo javë është shumë e rëndësishme në fushën e karrierës, në fushën e punës, në fushën e biznesit. Gjithashtu ka një ndryshim mes asaj që duam të bëjmë dhe mes asaj që realizohet. Momenti më i mirë për vendime është pikërisht këtë javë, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në atë që duam të bëjmë.

Më datë 23 maj, Marsi në katërkëndësh me Jupiterin në Dem ndikon dhe ndihmon shumë në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me komunikimin, ndryshimet dhe iniciativat. Është një javë shumë e mirë në stabilizimin e çështjeve ekonomike financiare. Kujdes duhet të kemi në mos ekzagjerimin e gjërave, atë që shikojmë apo dëgjojmë është mirë që ta studiojmë dhe kuptojmë siç duhet. Më të ndikuar në fushën e punës dhe ndryshimeve janë Luanët, Demi, Akrepi dhe Ujori si dhe shenjat që kanë ashendentët në këto shenja.

Më datë 26 maj, Afërdita në Gaforre formon një trekëndësh me Uranin në Dem, është një aspekt pozitiv që favorizon kontaktet, njohjet, romancën apo dashurinë me shikim të parë. Gjithashtu kjo ditë është shumë e mirë për firmosje dokumentacioni apo bisedime pune. Në këtë drejtim ndikim më të madh do të ketë shenja e Gaforres, Akrepit, Peshqve dhe shenjat e tokës Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi. Është mirë që të jeni të kujdeshmën në një takim që bëhet në këtë datë.

Më 28 maj, Dielli në Binjak në katërkëndësh me Saturnin tek Peshqit do të sjellë vështirësi për të cilat do të stresoheni disi, por mos u shqetësoni pasi është një ditë kalimtare, vetëm tregohuni të matur dhe mos debatoni në këtë ditë si në punë ashtu dhe në familje.