Në studion e "Rreze Dielli" me dietologen klinike Hyrida Basha, japim disa këshilla pas festave. Të gjithë pas këtyre ditëve bollëku fillojmë të ndihemi në faj, pasi kemi ngrënë më tepër, kemi marrë më shumë kalori, e kemi tepruar me alkoolin, me mishin, me yndyrnat, me sallatat e rënda dhe menjëherë drejtohemi tek dietat, apo detoksit të organizmit, i cili në një farë mënyre është çekuilibruar disi. Çfarë këshillon nutricionistja, nga t'ia nisim? "Antiokisandët dhe elementet që ndihmojnë nxjerrjen e radikaleve të lira, apo ushqimet që ndihmonë mikrobiotën intenstinale janë ato që na nevojiten. Jo detokse apo dieta drastike, ky është një gabim i madh" thekson nutricionistja.
Pikërisht dietat drastike, apo detokse të gjata me lëngje çojnë në një ulje të metabolizimit, kjo është dhe një arsye pse disa njerëz nuk dobësohen panvarësisht përpjekjeve të shumta. Metabolizmi varet shumë nga sistemi ynë hormonal, ka një mori faktorësh si intolerancë laktoze, gluteni, intolerancë ndaj fruktozës, mund të mungojnë në organizmin tonë edhe faktorë që nxisin metabolizmin si magnezi, zinku, enzima Q10, B12, apo një zorrë plot parazitë, myk...një tërësi faktorësh që nuk kanë të bëjnë fare me ushqimin më pak apo më shumë. Ndaj këshilla kryesore është një jetë me aktivitet fizik dhe stil jetese të shëndetshëm.