Të rinjtë shqiptar të diasporës mblidhen së bashku në një udhëtim për të eksploruar më shumë për vendin e tyre të origjinës dhe për të forcuar rrënjët e tyre shqiptare…
Të rinj me origjinë shqiptare të moshës 18-24 vjeç që jetojnë në diasporë kanë mundësinë që përgjatë 2 javëve në muajin Gusht të këtij viti të bëjnë një udhëtim (falas) nëpër Kosovë dhe Shqipëri, ku do të kenë mundësinë të vizitojnë vendet më të shquara shqiptare sa i përket historisë, kulturës, traditës në Prekaz, Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Pejë e Gjakovë në Kosovë dhe Tiranë, Petrelë, Krujë, Berat e Karaburun në Shqipëri.
Ky projekt, thotë organizatori Naim Robelli, ka për synim që të rinjtë e diasporës nga Europa dhe Amerika të forcojnë rrënjët e tyre shqiptare dhe pse jo në të ardhmen të kenë mundësi të angazhohen në vendet e tyre të origjinës duke kontribuar në aspektin profesional apo në një formë tjetër.