Kumbaro në 'Pa Protokoll': Rritjet e çmimeve në Turqi dhe Greqi sollën fluks turistësh në Shqipëri, rezervime deri në fund të sezonit

16 Korrik 2022, 08:11

Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, Mirela Kumbaro ishte e ftuar në Report Tv në emisionin "Pa Protokoll" për të folur rreth turizmit në kohë krize. Intervista u zhvillua dy ditë më parë nga gazetarja Anduela Ndreu. Sipas Kumbaros, i gjithë bregdeti ka rezervime deri në fund të sezonit ndërsa fluksi vjen prej rritjes së çmimeve në Turqi dhe Greqi.