Kunguj me kos dhe hudhra nga zonja Vjollca

1 Prill 2021, 10:53

Kunguj me kos dhe hudhra

Përbërësit:

1 kg kunguj të njomë

2-3 lugë gjelle miell

kripë

vaj për skuqje

1 kg kos

5 thelpinj hudhër

4 lugë gjelle vaj ulliri

kopër

vaj ulliri
Përgatitja:

Lajmë dhe pastrojmë kungujt duke gërvishtur lehtë lëkurën e tyre. I presim në rrathë me trashësi 0.5 cm, I spërkatim me kripë dhe më pas i pudrosim lehtë me miell. Nxehim vajin dhe skuqim kungujt deri sa të marrin një faqe të verdhë nga të dy anët, i largojmë dhe i lëmë mënjëanë. Ndërkohë qërojmë hudhrat dhe I shtypim ato me pak kripë deri sat ë bëhen pure. Përziejmë hudhrat me kosin. Shtojmë kungujt, Iipërziejmë me kosin duke shtuar kopër të grirë dhe në fund shtojmë dhe 4 lugë gjelle vaj ulliri e më pas e shërbejmë.