Kungulleshka furre nga zonja Albana

12 Maj 2022, 11:12

Kungulleshka furre

Përbërësit:

4 lgj vaj ulliri

3 kunguj

1 qepë

250 gr mish i grirë

1 lgj salcë domate

3 domate

1 lgj oriz

200 ml ujë

1 tufë kopër

3 kokrra vezë

250 ml qumësht

200 gr salcë kosi

Spec djegës

Spec i kuq pluhur

Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Kaurdisim qepën të prerë në rrathë të hollë, më pas shtojmë mishin e grirë, kripën, erëzat dhe salcën e domates. Vazhdojmë kaurdisjen për 5 minuta dhe më pas shtojmë kungujt e prerë në rrathë, domatet e grira hollë, orizin dhe ujin. E lemë salcën derisa të lidhet, e spërkasim me bimë aromatike dhe e vendosim në një tavë.

Rrahim vezët së bashku me qumështin e ftohtë dhe salcën e kosit. Rregullojmë shijen me pak kripë dhe e shtojmë kremin në tavë mbi masën e kungujve. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta.