Kungulli, ‘bomba e portokalltë’ për shëndetin / Lufto sëmundjet me zero lek

26 Mars 2025, 12:50 | Përditesimi: 26 Mars 2025, 12:50

Kungulli është pa dyshim një nga perimet më të dashura. Ky ushqim i pasur në vlera, vitamina dhe minerale përmban pak kalori. Farat, gjethet dhe lëngjet e nxjerra prej tij janë shumë të mira për shëndetin. I pasur me vitamina dhe antioksidantë kungulli mund të quhet ‘ari i portokalltë’ për shëndetin dhe tryezën tonë. Specialisti i mjekësisë holistike Altin Joka tregon në studion e “Rreze Dielli” të gjitha benefitet shëndetësore që marrim nga përdorimi i kungullit. Lulet dhe gjethet e kungullit janë burim vitaminash dhe mbrojtëse të sistemit imunitar, vaji i farave të kungullit, është një eliksir natyral për shumë probleme shëndetësore, ndërsa farat e kungullit mund të konsiderohen vërtetë ilaç për një sërë problematikash shëndetësore dhe mungesash vitaminash në organizëm.

MC/Shqiptarja.com