“Kush është ai burrë që heton pasurinë e politikanëve?” Qytetari: Në opozitë qajnë, në pushtet brrylin

13 Gusht 2020, 11:02 | Përditesimi i fundit: 2020-08-13 18:48:32

Në Shqipëri të besosh në drejtësi është si të besosh përrallat e Nastradinit. Kështu u shpreh në një komunikim të drejtpërdrejtë një qytetar gjatë emisionit të mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju” ku nënvizoi se asnjë prokuror nuk e merr përsipër të hetojë pasurinë e politikanëve pasi do bëjë fillimisht logari kokën e vet, ndaj këtij vendi ka thënë ai i duhet një Xhovani Falcone. Ai u ndal gjithashtu edhe në rolin e presidentit ndaj cështjeve në vend për të cilin tha se duhet t’i vijë turp nga qëndrimet e veta. Në opozitë nxjerrin lotin për vota, në pushtet na nxjerrin brrylin, ka thënë qytetari.