Kyç apo këmbë e ndrydhur / Ylli Merja: Ndaloni dhimbjet dhe parandaloni komplikacionet me...

1 Maj 2023, 13:19

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për ndrydhjet e artikulacionit në këmbë apo kyçe, cilat janë hapat e parë që duhet të kryeni menjëherë në mënyrë për të parandaluar komplikacionet.

Pak prej nesh kanë kaluar jetën pa ndrydhur njëherë kyçin e këmbës apo dorës. Ndrydhjet janë ndër dëmtimet më të zakonshme muskulore në njerëz të të gjitha moshave, dhe kyçet e këmbëve janë veçanërisht të prekshme për shkak të madhësisë së vogël të nyjës dhe forcave të ushtruara mbi to kur trupi është në lëvizje. Nëse do të veproni në kohë, nuk do të ndjeni dhimbje dhe ndrydhja nuk do të kalojë në komplikacione të tjera.

Cilat janë simptomat e ndrydhjes së artikulacioneve, si mund të dallojmë nëse bëhet fjalë thjesht për një ndrydhje apo dëmtim tendinash... Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon hapat që duhet të ndjekim për trajtimin e këtij problemi në kushte shtëpie. Gjithashtu Merja rekomandoi një mëngjes të shëndetshëm për forcim kyçesh dhe tendinash si dhe 2 çajra shumë efikas për qetësimin e dhimbjeve dhe forcimin e tendinave.