Lë vajzën 6-muajshe dhe bashkëshorten në banesë, Mikael Baçi u zhduk nga Kroacia. 20-vjeçari nga Pogradeci rezulton i humbur për familjarët që prej datës 19 prill të këtij viti. Ai kërkohet nga studio e emisionit 'Pa Gjurmë' në Report TV nga prindërit e tij, Neki dhe Sajmira Baçi. Teksa rrëfejnë si i humbën kontaktet me të birin, ata thanë se Mikalei emigroi drejt shtetit kroat për të punuar disa muaj, për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Ishte fundi i muajit marsit, kur i biri u nis me pasaportën e tij dhe me kontratë pune, çka ja mundësoi shoku i tij me emrin Visi Korça, ai i cili i pagoi edhe shpenzimet e rrugës. Më 19 prill do të ishte kontakti i fundit që familjarët patën me 20-vjeçarin, por pas kësaj, telefoni i tij rezulton i fikur. Pogradecari, djali i parë i çiftit Baci emigronte shpeshherë në shtete të ndryshme për të gjetur punë. Nga informacionet që familjarët kanë mundur të sigurojnë, dyshohet se Mikalei ka rënë në burg. 'Kur folëm për herë të fundit tha se ishte nisur për punë, të cilën e kishte afro 2 orë larg nga vendi ku banonte. Të nesërmen shoku më tha se djalin e kishte kapur policia, ndërsa ngiste makinën pa patentë, por nuk na tregoi se në cilin qytet ishte. Ai u largua në mars, kur u nis nga Tirana me passaportë dhe me garanci pune. Një shoku i tij e ka ndihmuar për të kaluar. Ishte me qira në Pogradec nuk ia dilte dot. Nuk e kam parë dhe nuk e kam dëgjuar as zërin. Nëse është në bur, të paktën ta di të sigurtë. Nuk kemi bërë denoncim në polici, pasi e kemi pritur të kthehet vetë. Ju lutem kush e ka parë të na informojë se me zor e kam rritur atë djalë, me shumë mundime. Uroj të jetë mirë me shëndet dhe të dalë e vertetta në dritë', përlotet nëna Ai është martuar dy vite më parë me Melisa Pjetrin dhe janë prindër të një vajze 6 muajshe. Zhdukja e djalit, ka shkëputur edhe marrëdhëniet e gjyshërve me mbesën e tyre. Ata kanë thuajse tre muaj që nuk kanë kontakte as me nusen e Mikaelit, ndërsa çifti jetonin në një banesë me qera në qendër të qytetit të Pogradecit. 'Është bërë baba i një vajze 6 muajshe. Nusja thotë që nuk vij aty, ku jetoni ju do jetoj vetë me qira. U bënë 3 muaj që s'i kemi takuar më nusen dhe mbesën.
Lë vajzën 6-muajshe dhe niset për punë në Kroaci, zhduket pogradecari. Loton nëna: Dikush më telefonoi dhe më tha…
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Zhdukja e permetarit, i vëllai tregon detajet: Shokët nuk na treguan asgjë, dyshojmë se…
23 Korrik, 18:30 -
U largua me të dashurin pa lënë adresë/Motra: E dimë ku ndodhet,por s’dimë pse nuk na flet
22 Korrik, 20:06 -
Pa Gjurme-‘E vodhën duke e mashtruar, vëllai më pas u zhduk’/ Dëshmitari flet LIVE, zbulohet… (19.07.2024)
19 Korrik, 18:33 -
Pa Gjurme-‘Më kërkoi ndihmë,s’dinte se ku ndodhej’/Familja merr dëshminë e parë:E takova dhe më tha…(18.07.2024)
18 Korrik, 19:05 -
Pa Gjurme-Abuzimi ndaj 24 vjeçares,PËRBALLJA me kushëririn/E reja zbulon emrin,nëna shpërthen në lot (17.07.2024)
17 Korrik, 20:02 -
Pa Gjurme- Në kërkim të Fran Markut, misteri i zhdukjes së 38-vjeçarit nga Shkodra (16.07.2024)
16 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme-E trishtë/Një endërr e prerë gjysëm,flet 23-vjeçari:Nuk e harroj, hapa sytë dhe mësova se… (15.07.2024)
15 Korrik, 18:53 -
Në burg për përdhunimin e të resë, fëmijët e 63-vjeçarit kërkojnë drejtësi:Të bëhet ADN-ja
12 Korrik, 18:28 -
1 vit pas zhd*kjes, i riu hap telefonin/ Familja: Një femër u pergjigj, mësuam se…
11 Korrik, 18:54 -
Zbulohen gjurmët në Spanjë 1 vit pas zhdukjes së të riut/VIDEO E PLOTË E DËSHMITARIT
10 Korrik, 18:41 -
I martuar, italiani dashurohet me shqiptaren/ Mbesa: Kërkoj ‘pengun’ e gjyshit në Shqipëri
9 Korrik, 18:20 -
Këngëtari beratas zhd*ket pas divorcit,i vëllai: Fëmijët e kishin lënë në rrugë,dyshoj se…
8 Korrik, 18:53 -
Pa Gjurme-Djemtë s’i duan, kërkojnë largimin e prindërve/Të moshuarit: Prania jonë i shqetëson ndaj…
5 Korrik, 19:53 -
Pa Gjurme-Zhdukja e këngëtarit Renato Hamza/Dyshimet mbi vr*sjen, flet nëna:Trupi është varr pa emër (04.07.2024)
4 Korrik, 19:12 -
Pa Gjurme- Zhdukja e 26-vjeçarit nga Korça, flet vëllai: Më telefonuan anonim, kemi frikë se… (03.07.2024)
3 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme- Ëndrra për t’u bërë prindër, çifti nga Durrësi: Mjekët na zhytën në borxhe nuk dorëzohemi (02.07.2024)
2 Korrik, 19:59 -
Gruaja e braktisi për një tjetër, zhduket burri/Prek babai: Më la porosi tre fëmijët dhe…
28 Qershor, 18:49 -
Skandali te Onkologjiku, shpërthejnë qytetarët/Nëna: Djali 23 vjeç me tumor, më thanë ik…
27 Qershor, 18:55 -
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor, 18:33 -
E dënuan 15 vite burg në mungesë, babai mesazh djalit të zhdukur: Ke fituar lirinë
24 Qershor, 19:11