‘Leo Messi në Tiranë’, muralja gjigande bën jehonë në mediat botërore

14 Qershor 2023, 12:43 | Përditesimi i fundit: 2023-06-14 12:54:38

‘Leo Messi në Tiranë’, muralja gjigande bën jehonë në mediat botërore falë ‘Mural Fest’, Festivalit të ngjyrave dhe artit ku artistët më të mirë botërorë të muraleve, pikturojnë muret e ndërtesave të kryeqytetit duke lulëzuar fasadat e pajeta…

Mural Fest Festival ka kaluar tashmë kufijtë dhe e ka kthyer Tiranën në një pikë të ngrohtë pritëse të artit, ku pallatet e vjetra të Tiranës, po lakmohen nga artistët më të mirë botërorë të muraleve. Mural Fest, tradita e një arti që nuk vdes kurrë, i cili nisi 7 vite më parë, ndërsa këtë vit merr një kuptim të veçantë “Eja të pikturojmë Tiranën së bashku! Artistë të shkëlqyer botëror vijnë dhe pikturojnë muret më të bukura të kryeqytetit”.

Mural Fest, një prej festivaleve më atraktive për të gjithë ata që e duan të bukurën, që jo vetëm u jep shpirt mureve më të bukura të qytetit, por edhe lë gjurmë në hapësirat urbane të tij! Të ftuar në studion e “Rreze Dielli” kuratori Helidon Haliti dhe piktori artist i rrugës Franko Dine, për të folur për risitë e këtij festivali dhe përpos bukurisë dhe vështirësitë e realizimit të muraleve në godina të vjetra dhe shumëkatëshe.