Llagami për Report Tv: Brenda korrikut Gjykata e Lartë me 10 anëtarë! Sistemi në krizë prej vettingut, kostot janë të larta dhe shërbimi nuk ofrohet

25 Qershor 2021, 12:49

Brenda korrikut Gjykata e Lartë mund të behet me 10 anëtarë nga 7 që ka aktualisht , duke përbërë kështu numrin  nevojshëm të trupës së gjyqtarëve për të propozuar 3 kandidaturat e saj për Gjykatën Kushtetuese dhe plotësimin e plotë të saj. Kështu u shpreh kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami e cila mbetet shpresëplotë se brenda korrikut 2021 do të zgjidhen edhe 3 anëtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë.

Një intervistë për Report Tv me gazetarin Arsen Rusta, Llagami foli edhe për hartën e re gjyqësore që ka propozuar ku vendi të ketë vetëm 1 gjykatë Apeli, dhe 15 gjykata nga 34 që janë. Kjo tha Llagami bëhet për arsye të vakancës së krijuar nga vettingu. Sistemi është në krizë, tha Llagami, pasi kostot janë tepër të larta, stoku i dosjeve sa vjen dhe rritet, ndërkohë që nuk ofrohet shërbimi i kërkuar. Kosto e lartë vijë për shkak të humbjeve në sistem nga vetitngu, ku shumë gjyqtarë delegohen në gjykata e tjera për çështje urgjente. Gjithashtu gjyqtarët e pezulluar vijojnë të marrin 75 % të pagës së tyre, ndërkohë që nuk ofrojnë shërbim dhe kjo tha Llagami është kosto e madhe për sistemin por ofrim i shërbimit minimal për qytetarët që presin drejtësi për çështjet e tyre.

    No videos found.