Luajti kundër të dyve, ish futbollisti Vrapi: Messi altruist e më i mirë se Maradona! Ronaldo kërkon gol me ngulm

20 Dhjetor 2022, 10:42 | Përditesimi i fundit: 2022-12-20 13:55:52

Ish futbollisti i Kombëtares Endri Vrapi, i cili ka luajtur kundër Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos gjatë karrierës së tij, bëri një krahasim mes tyre. Në një intervistë për gazetarin Andi Kapxhiu në Report Tv, e cilësoi Messin më altruist dhe më të qetë në lojë ndërsa për Ronaldon u shpreh se kërkon golin me ngulm.