Luiza Gega triumfon me tre medalje ari, një rekord absolut në Kampionatin Ballkanik të Atletikës që u zhvillua në Kraljevo të Serbisë, duke siguruar kështu dhe kualifikimin për Lojërat Olimpike Paris 2024.
Sportistja kuqezi triumfoi në garën e 3 mijë metrave me pengesa, duke arritur kohën kualifikuese për në Lojërat Olimpike, duke u bërë kështu sportistja e parë shqiptare që merr biletën kualifikuese për Paris 2024. Në një lidhje skype me studion e "Rreze Dielli", Gega rrëfen emocionet dhe synimin e saj në Kampionatin Botëror, aty ku rivaliteti është më i ashpër me elitën globale të sportit.