Makarona me argjinare dhe pançetë

17 Qershor 2020, 10:49

Makarona me argjinare  dhe pançetë

Përbërësit:

320 gr makarona

1 qepë

1 karrotë

150 gr pançetë

1 kavanoz argjinare

kripë dhe piper të zi

1/2 gote verë të bardhë

pak vaj ulliri

parmixhan

Përgatitja:

Fillimisht vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar. Shtojmë makaronat dhe I valojmë sipas minuazhit në etiketë. Ndërkohë në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim qepën të grirë hollë, pancetën në shirita I kaurdisim  deri sa ato të zverdhen. Shtojmë pak karrotë të grirë në rende të trashë I përziejmë sëbashku. Shtojmë argjinaren të prerë në feta I përziejmë sëbashku me qepën dhe I shuajmë me vërë të bardhë , kripë dhe pper të zi, e lëmë sa të avullojë dhe shtojmë pak parmixhan ndërkohë makaronat do kenë zjerë dhe I përziejmë sëbashku në tigan i servirim me pak djath parmixhan.