Makarona me hudhër dhe spec djegës
Përbërësit:
- 1 pako makarona Ola (linguine/ spaghetti)
- 4 thelpinj hudhër
- 1 spec djegës
- 5-6 degë majdanoz
- Vaj ulliri
- Kripë dhe piper
- Djathë për servirje
Përgatitja:
Ziejmë te uji i makaronave hudhrat për 2-3 minuta sa të zbuten, pastaj shtojmë kripën edhe pastat të ziejnë sipas kohës në paketim. Në tigan nxehim vajin e ullirit me spec djegës, majdanozin dhe piper te zi, shtojmë hudhrat e bluara në blender me ujë nga zierja e pastave, më pas pastat dhe i përziejmë mirë derisa të lidhet salca. I shërbejmë me djathë të grirë sipas dëshirës.




















