Makarona me ragu pule
Përbërësit:
320 gr makarona
1 qepë
1 degë selino
1 karrotë
pak vaj ulliri
400 gr fileto pule
kripë dhe piper të zi
150 gr domate qershi
1 degë rozmarinë
Përgatitja:
Në një tigan të thellë ngrohim 3 lugë gjelle vaj ulliri, kaurdisim qepën të grirë sat ë bëhet transparente. Shtojmë selinon dhe karrotën në kubik dhe vazhdojmë t’I kaurdisim sëbashku sat ë zbutet pak, vazhdojmë skuqjen, hedhim pak ujë.
Shtojmë fileton e pulës të prerë në kubikë të vegjël e kaurdisim pulën për 5-7 minuta deri sa mishit ë ndërrojë ngjyrë , shtojmë kripë, piper të zi. Shtojmë domatet në kubikë të vegjël, 1 degë rozmarinë dhe vendosim kapakun.
I lëmë qepën dhe mishin të ziejë afërsisht për 10 minuta me kapak. Ndërkohë në një tenxhere me ujë të bollshëm ziejmë makaronat dhe I shtojmë në tigan I përziejmë ato dhe janë gati për t’I servirur.