Makarona të mbushura në furrë nga zonja Vjollca

15 Prill 2020, 12:03

Makarona të mbushura në furrë

Përbërësit: 350 gr makarona guackë ose tub Salca: 1 qepë e vogël vaj ulliri 600 gr pure domate kripë dhe piper i zi Mbushja: Vaj ulliri 1 thelpi hudhër 350 gr mish i grirë miks ½ gotë verë kripë dhe piper I zi 350 gr rikota 30 gr parmixhan I grirë 1 vezë 250 gr mozzarella

Përgatitja: Fillimisht përgatisim salcën. Në një tigan salce vendosim 2-3 lugë gjelle vaj ulliri, qepën të grirë hollë dhe e kaurdisim në temperaturë mesatare derisa të zbutet. Shtojmë purenë e domates, kripë piper, ulim temperaturën dhe e lëmë të ziejë për 20 minuta. Ndërkohë vendosim një tenxhere me ujë në sobë për të zierë makaronat. Në një tigan tjetër përgatisim mbushjen. Ngrohim 2 lugë gjelle vaj ulliri, 1 thelpi hudhër, mishin e grirë, e trazojmë vazhdimisht derisa mishi të ndërrojë ngjyrë. Largojmë hudhrën dhe shuajmë mishin me verë të kuqe. Shtojmë kripë dhe piper të zi. Shtojmë makaronat guackë për të zierë 2 minuta më pak se minutazhi I shkruar në etiketë. Kullojmë makaronat, I spërkasim me pak vaj dhe I transferojmë në pjatancë që të ftohen. Në një tas vendosim rikotat dhe mishin e skuqur, 2 lugë gjelle parmixhan të grirë, 1 vezë, kripë dhe piper të zi, mozzarellën të prerë në kubikë të vegjël, e përziejmë dhe e vendosim mbushjen në një xhep pasticerie. Në një tepsi shtrojmë si bazë ½ e salcës. Mbushim makaronat dhe i vendosim njëra pas tjetrës në tepsinë ku kemi shtruar salcën. Pasi të mbushet tepsia, spërkasim makaronat me salcën e mbetur. Përsëri mbi salcë vendosim copëza me djathë mozzarella. Pudrosim me parmixhan, piper të zi dhe më pas vendosim tavën në furrë në temperaturë 220 gradë Celsius, për 10-15 minuta.