Mashtrimet me rënien e peshës, Altin Joka: Industria po stimulon obezitetin

17 Nëntor 2023, 12:56

Flasim për biznesin e dobësimit, pse ka arritur deri këtu dhe pse nuk kemi rezultate në dobësimin e njerëzve. Çfarë është biznesi i dobësimit, sa i përhapur është ai dhe kush janë në këtë biznes? A po stimulohet të jesh obez e mbi peshë me qëllim, kush janë arsyet? Si po trajtohet mbipesha dhe obeziteti, a është rruga e drejtë apo ka manipulime për disa qëllime të fshehta? Çfarë e shkakton obezitetin dhe mbi pesha sa e dëmshme është? Si mund të dalim nga kjo gjendje kur është kthyer në një lloj epidemie?

Të gjitha këto pyetje ndajmë në studion e ‘Rreze Dielli’ me nutricionistin e mjekësisë holistike Altin Joka, i cili na tregon dhe arsyet pse disa njerëz nuk arrijnë të dobësohen dhe cila dietë është më e rëndësishme dhe efikase. Cilat janë 5 dietat më të mira sipas Altin Jokës.