Më mirë një mik se një thesar…a vlen kjo shprehje në ditët e sotme?! Sa e rëndësishme është miqësia për ne? A ka receta për të ruajtur një miqësi të vërtetë?
Nëse do kërkonim për një përkufizim sociologjik, miqësia është një lloj lidhje sociale, e shoqëruar nga një ndjenjë dashurie e ndërsjellë, që jetohet në mes dy ose më shumë personave…por a ekziston shoqëria e vërtetë sot? Fraza: Kush gjen një mik, gjen një thesar, ka vlerë ende? Pothuajse në të gjitha kulturat, miqësia kuptohet dhe perceptohet si një marrëdhënie e barabartë, e bazuar tek respekti, vlerësimi dhe gatishmëria reciproke. Në çdo epokë, miqësia është konsideruar një nga eksperiencat më të rëndësishme njerëzore dhe është shenjtëruar nga të gjitha besimet.
Sociologët thonë se miqësia nuk është thjesht diçka që lind pa shkak, por është një marrëdhënie që dhuron dhe merr, një ndjesi pak e vështirë në kohët tona, që vihet re rrallë e më rrallë, por që ne ende duam të besojmë se ekziston… Por çfarë mendojnë panelistët e ftuar në studion e “Rreze Dielli” Edlira Çepani, Nard Ndoka dhe Bledi Strakosha?