Në studion e Rreze Dielli folëm për temën: Çdo të thotë të jesh i shëndetshëm? A mjafton vetëm mungesa e sëmundjeve në trupin tonë? Në lidhje skype nga Florida, SHBA, doktor Ardian Kraja tha se duhet të plotësohen 8 komponentë kryesore që një individ të quhet i shëndetshëm. Cilët janë ato? Ndiqeni bisedën për të gjetur veten tek secila pikë…
Mjeku nga Puka që jeton së bashku me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka punuar në disa nga spitalet e botës, me misione të ndryshme, duke pasuruar kështu CV-në e tij dhe aktualisht punon në Shtetin e Floridës në pozicionin e Medical Director. Doktor Kraja ka dhënë një kontribut të çmuar si mjek Ortoped Reumatolog në Shqipëri, ndërsa në Florida ndihmon komunitetin shqiptar falë pasionit dhe dëshirës për të kontribuar si mjek i përgjithshëm.