Mes muzikës, festës dhe emocioneve të bukura, tre mëngjese të magjishme në 'Rreze Dielli'

29 Dhjetor 2022, 16:38 | Përditesimi i fundit: 2022-12-29 16:41:12

“Rreze Dielli” do t’i ngrohë dhe do t'i bëjë më të bukura mëngjeset tuaja festive. Më 31 dhjetor deri në 2 janar do të jemi bashkë me të ftuar special të cilët do t’ju argëtojnë e do t’ju mbajnë të mbërthyer pranë ekranit të Report Tv.

Vitin e ri do ta presim me Irina Qirjakon, Klaudia Hilën, Genc Fugën, Nora Malaj dhe Gazmend Ujkashin mes muzikës, festës dhe emocioneve të bukura.

Një vizitë në qytetin e serenatave, Lefteri dhe Sonja 88-vjeçarët korçarë hapin dyert e shtëpisë së tyre për “Rreze Dielli”.

Festat bëhen më të bukura në shtëpinë  e Zamira Kitë.

Një bisedë e ngrohtë me aktorin Koço Qëndro dhe një xhiro në fordin 57-vjeçar të Zhani Ziçishtit.

Këngëtarja Lazarela Deti do t’i japë hare ditës suaj nën tingujt e magjishëm të serenatave korçare.

"Rreze Dielli" ju uron Gëzuar Festat!