Mësuesit, “Skulptorët” e të ardhmes së shoqërisë tonë

8 Mars, 14:28

TIRANË- Mësuesit janë misionarët e dijes, dhe ‘ skulptorët’ e së ardhmes.

Roli I tyre ka një rëndësi të veçantë në çdo shoqëri, kohë apo vend. Ai kërkon angazhim, durim, devotshmëri e kreavitet. Në këtë javë të festës së mësuesit ju sjellim historinë e dy mësueseve të cilat me përkushtim dhe devotshmëri në profesionin e tyre kanë arritur të nxjerrin breza të tërë studentësh . Në një intervistë në ‘ Rreze Dielli’ folën për rrugëtimin e tyre mësuese Meridiana Nepravishta dhe Entela Allushi, drejtoreshë e shkollës ‘ Jeronim de Rada’.

Ajo gjatë periudhës së pandemisë u bë një ndër figurat më të dashura të ekranit të Radio Televizionit Shqiptar duke përcjell mësim prej aty.

Një rrugëtim I bukur edhe pse I vështirë, por mësuese Entela nuk e ka ndjerë aspak të tillë këtë profesion, madje as në fillimet e saj kur gjithçka ishte mjaft e vështirë:

“Unë kam rreth 18 vjet në arsim sepse kam pasur disa shkëputje. Është një profesion që më ka dhënë vërtet shumë kënaqësi dhe vazhdon të më japi. Unë  e kam filluar punën në fshatrat e Tiranës, në fillimet e para kam qën në fshatin e Priskës është në rrethinat e Tiranës’’ shprehet ajo.

Ndërsa znj. Meridiana është tashmë mësuese në pension, me nje eksperincë 30-vjeçare në këtë profesion. Gjatë viteve ajo thotë se ka krijuar marrëdhenie të shkëlqyera me nxënëesit e saj aq s aka krijuar miqësi dhe e kanë thërritur edhe në dasmat e tyre:

“ Fakti që sot jam e lidhur jashtë mase jo vetëm, nëpërmjet facebook-ut, më thërrasin për 7-Marsin, më kanë thirrur në dasmat e tyre, më kanë thirrur në fejesat e tyre dhe vërtet që jam mbushur plot dhe kam kuptuar sa mirë e kam bërë profesionin tim” thotë ajo. 

Ajo tregon edhe për sakrificat e mësimdhënies:

 Kjo foto është shumë e veçantë pasi tërmeti I 15 Prillit   goditi shumë zonën e Shkodrës dhe fshatrat tonë Trushë, Bushat Hajmel, Megushë gjithë zonat u rrafshuan dhe u rrafshua edhe shkolla jonë dhe ne kemi çuar Bankat në kotecin e pulave, u cuan pulat në një vend tjetër me letër celefon ndaheshin klasa nga klasa dhe kemi bërë mësim për një periudhë 6- mujore në kotec” rrëfen ajo për eksperincat e saj në mësimdhënie.

Në këtë intervistë mësuese Meridiana pas 30 vitesh në arsim nxjerr në pah dhe një problematikë që duket se ka hasur në vitet e fundit në rolin e prindërve në edukimin e fëmijëve:

“ Në atë kohë ardhja e prindërve në shkollë ka qenë shumë e shpeshtë, duhet më shumë lidhja me prindërit, ka prindër që nuk e dinë rrezik se çfarë klase është fëmija. Ka prindër që cdo gjë e kërkojnë nga shkolla dhe e sjellin në shkollë dhe duhet patjetër që vetëm të shkolla të jetë përgjegjëse’’ thotë ajo.

 

 

Tashmë në postin e drejtoreshës znj. Entela Allushi përpiqet me cdo kusht të zhbëjë paragjykimet që kanë përndjekur mësuesit vitet e fundit:

“ Do të bëja një thirrje në fakt televizioneve, duhet të mos merren kaq shumë më dhuratat e mësueseve, është një nga gjërat që ne na shqetëson. Unë kam një teori që cdo njeri ka personalietin e vet, ka emrin e vet, ndërton punën e tij, sigurisht që ka raste që ndoshta abuzohet dhe unë nuk e vë në dyshim. Por armata e tërë e mësueseve  janë ajo që bëjnë punë të mëdha, një tufë me lule që atyre u shkon nuk ka nevojë të përgojohet kaq shumë në ditën e 7- Marsit. Deri sa ka mësues që thojnë shyqyr që bie sivjet e dielë, që mos ta festojmë atë festë, sepse gjëja e parë që bëhet në shkollë vjen një gazetar dhe të pyet çfarë dhurate more sot” .

Pavarësisht problematikave, puna prej shumë vitesh në arsim nuk ia ka zbehur buzëqeshjen dhe pasionin këtyre zonjave. Përkundrazi, duket sikur me kalimin e viteve, ato janë përforcuar.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha