Mish qingji me kos dhe hudhra nga zonja Vjollca

1 Maj 2020, 11:45

Mish qingji me kos dhe hudhra Përbërësit: 800 gr mish qingji 2 lugë gjelle vaj ulliri 2 lugë gjelle gjalp 4 lugë gjelle miell 6 thelpinj hudhra 1 kg kos 3 kokrra vezë Kripë dhe piper i zi

Përgatitja: Shpëlajmë mishin dhe e kaurdisim me një lugë gjelle vaj sa të marrë një faqe. E mbulojmë atë me ujë të nxehtë dhe e lëmë të ziejë për 30 minuta (pasi të kenë kaluar 10-15 minuta nga zierja i shtojmë kripën). Ndërkohë në një tigan me një lugë gjelle vaj dhe gjalp kaurdisim miellin pa i dhënë ngjyrë, shtojmë hudhrat dhe lëngun e mishit, e lëmë sa të marrë valë (lëng mishi do shtojë 500 ml). Përziejmë salcën me miell dhe lëng mishi së bashku me kosin. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Rrahim vezët e plota dhe i shtojmë në tasin me kos dhe lëng mishi dhe i përziejmë me tel vezesh. Vendosim copat e mishit në tavë, shtojmë kremin e përgatitur duke mbuluar dhe copat e mishit. E vendosim në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius, për 30 minuta.