Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, u ndalëm në një nga produktet me shumë vlera të mëdha shëndetësore, mjalti. Vlerat e mjaltit për shëndetin janë të provuara shkencërisht dhe jo më kot ai njihet si ‘ari i lëngshëm’.
Po si duhet të përdoret mjalti pa humbur vlerat e tij ushqyese? Cilat janë disa nga gabimet që shpesh herë bëjnë konsumatorët? A duhet t'i jepet fëmijëve të vegjël mjaltë, në cilën moshë rekomandohet të fillohet përdorimi i mjaltit?
Specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja, tregoi disa nga sëmundjet në të cilat mjalti bashkuar me bimë të tjera mjekësore ndihmon në trajtimin dhe kurimin e tyre.