Intervistë me mjeken shqiptare Aurora Meta Dollenberg për karrierën e saj të suksesshme në Gjermani në fushën e shëndetësisë, si u largua nga Shqipëria dhe jeta private përtej bluzës së bardhë…
E kemi parë me qindra herë në intervista të ndryshme televizive duke dhënë këshilla shumë të vyera mbi shëndetin, e sidomos gjatë kohës së pandemisë, por pak e njohin rrugëtimin e saj të jetës. Në një rrëfim për emisionin Rreze Dielli, mjekja Aurora Meta Dollenberg tregon se si i hyri fushës së shëndetësisë, si u largua drejt Gjermanisë ku ka arritur të hapë dhe dy klinika të sajat, por edhe mbi jetën e saj private.