Receta e ditës - Mollë me brum të thërmuar e makarona me asparag dhe pesto me domate të thata / Pjesa e parë

15 Maj, 13:41 | Përditesimi i fundit: 2019-05-16 08:59:14

Receta e parë : Mollë me brumë të thërmuar

Përbërësit:

400 gr miell

150 gr sheqer

1 lç pluhur pjekës

2 vezë

120 gr gjalp

mbushja

2-3 molle

80 gr sheqer

1 limon

kanellë

Përgatitja:

Në një tas përziejmë miellin e situr, sheqerin, pluhurin pjekës dhe i përziejmë mirë së bashku. Shtojmë në tas 2 vezë, gjalpin në kubikë dhe i trazojmë me duar duke i thërrmuar ( jo të kemi tendencën ta bëjmë brumë të lidhur por thërrime thërrime.)

Qërojmë mollët dhe i presim në kubikë të vegjël duke i vendosur në një tigan. Shtojmë 80 gr sheqer, lëngun e një limoni dhe 1 majë luge kanellë. Vendosim tiganin në zjarr dhe e lëmë të ziejë për 5 minuta nga momenti që nis të marrë valë.

Në një tepsi me diametër 26 cm vendosim një letër pjekje dhe vendosim si bazë gjysmën e brumit të thërrmuar duke e niveluar mbi gjithë sipërfaqen por dhe duke e ngjeshur pak me dorë lehtë, duke ngritur anët si mur( me qëllim që të mos na kullojë anash mbushja me mollë). Vendosim mollët e  gatuara mbi brumë dhe i hapim mirë në të gjithë sipërfaqen. Në fund mbulojmë komplet mbushjen me thërrimet e brumit duke niveluar mirë të gjithë sipërfaqen e sipërme. Vendosim tepsinë në furrën e parangrohur në temperaturë 180º për 35-40 minuta. Në fund e nxjerrim tavën nga furra kur të ketë marrë një ngjyrë si të artë. E vendosim në tortierë dhe pasi të bjerë pak temperatura e spërkatim me sheqer pluhur.

Programe të tjera

Shiko të gjitha