'Mos e shpërdoroni ujin', UKT mesazh sensibilizues qytetarëve, Veliaj: Uji mban gjallë të ardhmen, mos lejo të shpërdorohet garancia jonë më e çmuar

21 Gusht 2021, 12:39

Në këto ditë të nxehta të stinës së verës Bashkia e Tiranës bën thirrje për të mos e shpërdoruar ujin e pijshëm. Përmes një spoti sensibilizues realizuar nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve, ku protagonist është këngëtari Alban Skënderaj, iu kërkohet qytetarëve të kursejnë sa më shumë në këto ditë kur uji është edhe më i domosdoshëm.