Në studion e ‘Rreze Dielli’ me mjeken Mimoza Keta flasim për infeksionet mykotike, ndër sëmundjet më të zakonshme gjinekologjike sidomos tani në stinën e verës tek vajzat dhe gratë. Cilat janë tipet e infeksioneve vaginale, shkaqet e shfaqjes së tyre dhe ajo që është më e rëndësishmja, trajtimi që duhet marrë në kohë në mënyrë që ato të mos ripërsëriten dhe të kthehen në kronike.
Si ndryshojnë sekrecionet e bardha gjatë ciklit menstrual dhe a lidhen këto me infeksionet vaginale? Cilat janë llojet më të zakonshme të infeksioneve vaginale? A ka një grupmoshë që është veçanërisht e prirur të jetë më e ekspozuar ndaj infeksioneve vaginale? Simptomat dhe shenjat më të zakonshme që tregojnë praninë e infeksioneve vaginale? Si mund të parandalohen, si të mbrohemi gjatë stinës së verës dhe mënyrat më efikase të trajtimit të tyre.