Muaj i vrullshëm! Ndryshime, para dhe.../Ja si do të jetë Qershori astrologjik sipas Jorgo Pullës

31 Maj, 12:40

Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, Jorgo Pulla tregon si do të jetë muaji Qershor sipas astrologjisë, shenjat më me fat dhe ndikimi planetar tek secili zodiak. “Është muaji më perfekt, më i vrullshëm sa i takon çështjeve ekonomike financiare. Ndikimet planetare përgjatë këtij muaji do të sjellin një Qershor tepër pozitiv, pasi ka të bëjë me ndryshime të mëdha, sidomos në fushën e punës dhe karrierës. Tani në këtë periudhë sugjerohet që të ecim pak më shpejt, është koha ideale për të zgjidhur problemet e së shkuarës” thekson Pulla. Favorizimet më të mëdha do të kenë shenjat e ajrit Binjakët, Ujorët dhe Peshorja.