Sipas astrologut Jorgo Pulla, muaji Shtator është muaji i ndryshimeve, është një muaj me begati dhe plot dinamika. Eshtë një muaj të cilit duhet t’i kushtoni vëmendjen e duhur, pasi mundësi të mëdha do t’ju ofrohen për fillime të reja. Eshtë muaji ideal në fushën shpirtërore, çdo njohje apo çdo lidhje i reziston kohës, nuk ka ndarje! Shtatori është muaji më perfekt i zhvillimeve dhe mundësive të reja, është një muaj i begatë ku do të ‘vilen’ frytet e punës tuaj. Eshtë koha më e mirë për të marrë vendime pozitive, pasi Dielli, Hëna, Saturni dhe Jupiteri do t’ju vijnë në ndihmë, është një muaj i favorizuar sa i takon ndikimit planetar, ku çdo problematikë do të stabilizohet! Nëse keni ndërmend për të bërë një blerje, për të bërë një takim të rëndësishëm, bisedime për çështje ekonomike-financiare, realizojini pikërisht në këtë muaj, pasi muaji Shtator nis me mjaft pozitivitet dhe priret drejt suksesit.
Hëna e re më datë 18 shtator në Virgjëreshë ndikon në çështjet e biznesit, në lëvizje të sukseshme nga një vend në tjetrin, në vendime të rëndësishme dhe në nisjen e projekteve të reja. Më datë 29 shtator Hëna e plotë jep mundësi në mbylljen e shumë çështjeve. Kujdes me ligjin!