Pasditen e sotme në emisionin “Pa Gjurmë” u trajtua humbja e një 36-vjecari nga Vlora. Fatjon Dule me probleme të shëndetit mendor kishte dalë nga shtëpia mëngjesin e 21 tetorit dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij. Në një lidhje direkte nga Vlora nëna e tij Donika Dule tregoi edhe momentin e fundit që kishte pasur me të birin. “Ishte ora 9:30 kur doli dhe nuk u kthye më. Kanë kaluar 13 ditë dhe nuk e di se ku e kam djalin. Atë mëngjes i bëra edhe një kafe dhe nuk e mendoja se do me zhdukej. Vetëm një shitëse e kishte parë, që i kishte kaluar para dyqanit. Askush nuk më ka ndihmuar edhe ne polici kam bërë denoncim”- shprehet me lot në sy Donika Dule, nëna e të humburit. Pa mbaruar ende fjalën, moderatorja Odeta Dume ndërpret nënën, pasi mbërrijnë informacionet e para. Një zotëri deklaron se Fatjon Dulen e kishte parë para tre ditëve në zonën e “ Zogut të Zi”. Por, ky nuk do të ishte informacioni i parë, pasi të tjerë qytetarë dhanë vendndodhje të tjera, po në kryqytet duke përshkruar edhe fizikun e 36-vjecarit. Stafi i emisionit u nis për të kryer verifikimet në Tiranë, pikërisht në ato zona ku dyshohej se ishte parë Fatjoni, duke shpërndarë edhe fotot e tij. Nuk është hera e parë, që Fatjoni është larguar nga shtëpia, ky i ri kishte humbur edhe dy herë të tjera, por fal policisë ishte gjetur. Problemet me shëndetin mendor tek vlonjati kishin nisur para disa vitesh, kur kishte humbur një lidhje dashurie. “ Ishim në Greqi, kur djali u nda nga e dashura. Ai e përjetoi shumë ndarjen dhe që prej asaj kohe shfaqi probleme dhe nga viti në vit gjendja e tij përkeqësohet. Unë e kuroj me ilace, i bëj dy gjilpëra në muaj. Nuk është agresiv është djalë shumë i dashur. Gjithmonë më thoshte do iki, do iki….dhe më iku vërtetë. Ju lutem më ndihmoni ta gjej djalin tim, pasi unë jetoj e vetme dhe nuk di ku të shkoj dhe ta kërkoj”- tha për programin Donika Dule. Ditën që doli nga shtëpia, Fatjon Dule ka pasur të veshur një bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë të kuqe, një palë pantallona të shkurtra të zeza dhe një palë shapka në ngjyrë blu. Kush ka informacion është i lutur të lidhet me emisionin “ Pa Gjurmë” në numrat +355 69 99 55 698 ose 04/4417778 Adresa e FACEBOOK- Pa Gjurmë/Report Tv
Ndahet nga e dashura, zhduket 36-vjecari në Vlorë/ Dëshmitarët: Fatjoni ndodhet në Tiranë rrugën ...
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘U zhduk në Greqi, përfundoi në varr pa emër?’/Familja kërkon të vërtetën për Enver Gegën
28 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Doli për të shitur fruta-perime dhe u zhduk’/Vëllai:Një ditë më parë folëm dhe qeshëm
27 Maj, 18:19 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Më la në jetimore me emrin Serxhio’/Burri: Pas vdekjes së prindërve përjetova tradhtinë
26 Maj, 19:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Pa Gjurme-‘Kam lypur për bukë, dua vetëm të gjej babain’/19-vjeçari:Nëna humbi jetën, u rrita jetim!
25 Maj, 18:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza më kërkoi ndihmë, mbrojta burrin nga frika’/Nëna:Vajzat m’i mori shteti, prindërit më dëbuan
22 Maj, 21:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘M’i morën vajzat padrejtësisht’/ Nëna: Burri meritonte burgun, por mua askush s’më mbrojti!
21 Maj, 19:17 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E pamë në TV të shfrytëzuar në rrugë’/Motra: Mos ki frikë të kthehesh në shtëpi!
19 Maj, 18:08 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza kërkon të më gjejë burrë, unë mezi eci’/E moshuara: Duan të më marrin shtëpinë
18 Maj, 19:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Gjendet 13-vjeçari nga Kavaja, trondit me dëshminë: Më dhanë të pija dhe të vidhja
15 Maj, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Pas 29 vitesh zbulon vendodhjen e vajzës/Nëna:Eshtë në burg, ish-gruaja e burrit e ka parë
14 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Braktisi fëmijët, iku me të dashurin/Burri: Vajza më shokoi, e ka marrë nëna në çdo hotel
13 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Ditën që djali iku u dëgjuan krisma’/Babai: S’besoj se e vranë, ishte sinjal që më dhanë
12 Maj, 18:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Kunati ma shkatërroi vajzën që fëmijë’/Nëna: E martova ta shpëtoja, por dhëndri…
11 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘E lashë të dashurën, mësova se ishte shtatzënë’/ I riu: Dua të di a jam bërë baba?
8 Maj, 17:48
