Ndërtimi i Qendrës së Konferencave dhe Ekspozitave, 5 studio finaliste prezantojnë projektin! Veliaj: Bulevardi i Ri, qendra e dytë e gravitetit të Tiranës

13 Prill 2023, 12:30 | Përditesimi i fundit: 2023-04-13 14:32:30

Ndërtimi i Qendrës së Konferencave dhe Ekspozitave në Bulevardin e Ri në Tiranës ka nisur sot me garën për përzgjedhjen e studios fituese të konkursit ndërkombëtar për projektin. Pesë studiot finaliste arkitekturore prezantuan sot vizionin e tyre për këtë projekt të rëndësishëm.