Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 11-17 shtator 2023.
Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë shumë e rëndësishme me ndikime të forta planetare në fushën e karrierës dhe punës. Gjithashtu problemet në fushën sentimentale marrin zgjidhje pikërisht në këtë javë. Është një javë e mbarë, më datë 11 shtator Hëna lëviz në shenjën e Luanit dhe takon Afërditën, duke na dhënë një ndikim planetar favorit në fushën e dashurisë dhe romancës. Gjithashtu shumë mundësi jepen në arritjet e qëllimeve në fushën e karrierës. Zgjidhen çështje të pazgjidhura më parë, është një moment shumë pozitiv. Ditën e martë duhet të bëni pak kujdes dhe vëmendje në situata që mund t'ju mërzisin. Mesi i javës do të jetë më i fokusuar në çështjet ekonomike financiare. Hëna e re më datë 15 shtator na jep mundësira e favorizime. Nga fundi i javës, më datë 17 shtator Afërdita në shenjën e Luanit na rikujton problemet e së shkuarës që të mos i bëjmë më.