Ndizen dritat e pemës edhe te Parku i Liqenit Artificial të Tiranës, Veliaj: Të bashkëpunojmë të gjithë që të ecim më shpejt me projektet për Tiranën

8 Dhjetor 2021, 19:29 | Përditesimi i fundit: 2021-12-08 19:29:22

Në Tiranë ndihet kudo atmosfera e festave të fundvitit. Pasi u ndezën dritat e pemës së Vitit të Ri te Pazari i Ri, më pas te Kalaja e Tiranës dhe në sheshin "Skënderbej", tani është radha e Parkut të Liqenit të vishet me ngjyrat e festave.