“Në 6 muaj Lul Basha me 4 vila', qytetari kërkon revolucion: Ku i gjeti paratë ai dhe të tjerët?

10 Gusht 2020, 12:26 | Përditesimi i fundit: 2020-08-10 12:28:07

Pasuritë e politikanëve janë “ashiqare” dhe nuk vepron askush t’i dënojë dhe t’i cojë përpara drejtësisë dhe origjina e krimit në Shqipëri është politika. Këtë mendim e bëri publik në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju” një qytetar nga Shën Kolli i Lezhës. Ai u ndal tek vilat ku jeton kryedemokrati Lulzim Basha. Ku i gjeti paratë kreu i opozitës, u shpreh qytetari i cili ndër të tjera kërkoi një revolucion popullor për të pastruar klasën politike dhe për të dënuar të gjithë të korruptuarit.