Në emisionin e mëngjesit "Rreze Dielli" folëm sot për sindromën post pushime, sfidat dhe mendimet që kanë njerëzit në lidhje me rikthimin në punë pas pushimeve. Disa njerëz mund të kenë vështirësi për të ndryshuar ritmin e tyre dhe kthimin në rutinën e punës, ndërsa të tjerë mund të jenë të gatshëm të fillojnë punën e tyre me një energji të re.
Çfarë këshillash japin panelistët e ftuar në studion e ‘Rreze Dielli’, sipërmarrësi dhe motivuesi Eglenti Bici, psikologia dhe mjeshtja e meditimit Amades Stefa, pedagogu Dorian Meta si dhe sipërmarrësja në fushën e modës Katerina Zoto.