Në studion e “Rreze Dielli” me Eda Bano, shqiptarja që ka shëtitur gati gjithë botën, na tregon pasionin e saj të udhëtimeve dhe eksperiencat më të bukura që i kanë mbetur në memorie…
Pasioni i saj për udhëtimet është i hershëm. Eda Bano e cilëson veten një qytetare të botës, pasi udhëton që prej 25 vitesh. Deri më sot ajo ka vizituar plot 105 vende të botës. Ajo udhëton çdo një muaj, ku në fillim të çdo viti bën planet e udhëtimeve vjetore. Eda Bano tregon se çdo udhëtim ka magjinë e tij, pasi ajo në më të shumtën e udhëtimeve të saj përpiqet që ato pak ditë të jetojë njësoj si vendasit si në veshje ashtu dhe në kulinari.
Eda na tregon vendet më të bukura që duhen vizituar patjetër 1 herë në jetë dhe si një turiste e specializuar tregon disa “truke” si të udhëtojmë sa më lirë.