Në studion e Rreze Dielli, në rubrikën “Bëje vetë” me estetisten Sidorela Gremi realizojmë tre maska të shpejta për flokët, fytyrën dhe rrudhat e qafës me përbërës natyral që të gjithë i kemi në shtëpi. Estetisja rekomandoi dhe terapinë me akull, një nga më të mirat për relaksimin, qetësimin dhe tonifikimin e fytyrës dhe dekoltesë. Mund të përgatisni vetë në shtëpi kubikë akulli me sherebel, kamomil, livando dhe aloe vera dhe të masazhoni për disa minuta mollëzat e fytyrës dhe pjesën e dekoltesë.
Maska e parë me 1 gotë oriz dhe 4 gota ujë shërben për ushqimin dhe rritjen e flokëve në mënyrë të shpejtë dhe të shëndetshme.
Maska e dytë me 1 lugë kos, 1 lugë mjaltë dhe 1 lugë lëng limoni shërben për një fytyrë të relaksuar dhe të freskët pas make up-it, gjithashtu pastron poret dhe mban të hidratuar lëkurën.
Maska e tretë me 1 lugë mjaltë dhe 1 të bardhë veze është një maskë ideale për rrudhat e qafës.