Nga Vlora në 'Rreze Dielli', Ansambli 'Çipini' performancë elektrizuese polifonike

28 Nëntor, 13:22

Me ftesë të emisionit “Rreze Dielli” në Report TV, në studio ishin të ftuar Ansambli Folklorik Çipini nga Vlora, të cilët performuan këngë patriotike, me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit. Ky ansambël për 25 vite rresht ka interpretuar me nivel të lartë artistik dhe shpirtit atdhetar, vlerat më të mira të trevës së labërisë, në aktivitete me performancë folklorike brenda dhe jashtë vendit. Grupi nuk ka pak që është kthyer nga Shtetet e Bashkuara, ku performoi për shoqatën patriotike “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, falë dhe mbështetjes së patriotit Eduart Zeneli. Ata performuan në studion e “Rreze Dielli” këngë patriotike që na kujtuan ditën e Pavarësisë, ku Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë. Në fund grupi performoi dhe një këngë për stafin e “Rreze Dielli”.