Një baba kërkon djalin,një tjetër vajzën/Flitet për eshtra…Cfarë ndodhi me Ermalin dhe Verën?

13 Maj 2022, 18:19

Ermal Ngucaj nga Lepenica e Selenicës, babai i një djali 2-vjeç u largua nga banesa për të pritur prindërit që vinin nga Italia, por nuk ka shkuar në port. Makina e tij është gjetur e braktisur në fshatin Mavrorë, por për bashkëshorten Nertila Ngucaj, ai nuk kishte askënd në atë fshat dhe se kur është larguar nga shtëpia nuk ka marrë me vete sende personale. 42-vjeçari Ermal Ngucaj ishte i papunë dhe kishte dalë nga burgu një vit më parë pasi kishte kryer dënimin me 7 muaj burg për përplasje fizike. Bëhet fjalë për konfliktin e ndodhur në guroren e Selenicës në vitin 2018, kohë kur Ngucaj punonte roje në biznesin e Ylli Sallës. Asokohe ishte konfliktuar për guroren me Paolo Durmishajn, nga fshati Kotë i Vlorës. Familjarët thanë se sherri për guroren ishte mbyllur. Sakaq, burime nga policia po hetojnë edhe në pistë tjetër. Atë të konfliktit për një sasi kanabisi që ka humbur në zonë. Dyshohet se së fundmi 42-vjeçari Ermal Ngucaj ishte përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Historia e dyte Dhjetor 1983. I riu nga Tirana Ali Farka kryente ushtrinë në qytetin e Gjirokastrës, kur i mbërriti një letër nga familja e tij. Në të shkruhej se të afërmit kishin gjetur një vajzë të mirë për 23-vjeçarin, me të cilin ai do të lidhte jetën. Në fillim të vitit 1984 Aliu përfundon ushtrinë dhe njihet me Valentinën, një vajzë e re dhe e bukur nga qyteti i Pogradecit. Në krye të vitit ata fejohen e një vit më pas kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Pritja e ardhes në jetë të fëmijës së tyre të parë do të ishte një gëzim i pamatë për çiftin e ri. Ishte prilli i vitit 1986, ndërsa Valentina gjatë shtatzanisë pëson disa komplikacione dhe dërgohet me urgjencë në maternitetin e Krujës, atje ku do të lindte vajzën me emrin Vera. Dita e parë E vogla lindi në muajin e 8-të, ndërsa për shkak të kësaj lindje parakohe mjekët e mbajtën në inkubator. Dita e tretë Ditën e 3-të në maternitet mbërrin një tjetër urgjencë nga Mamurrasi. Një tjetër grua shtatzënë që rrezikonte të humbiste fëmijën e saj. Fatet e dy nënave u përplasën në koridoret e maternitetit. Ndërsa Valentina nga Pogradeci kishte lindur një vajzë, një tjetër nënë nga Mamurrasi priste të merrte në krah vajzën e saj. Ndërsa infermierët në ece jaket e koridoreve mundoheshin të shpëtonin jetën e një foshnje. Dita e katërt