Një dasëm me tradita indiane por me nuse shqiptare

15 Shtator 2020, 10:37

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ trajtuam një histori të veçantë, e cila edhe njëherë na tregoi se dashuria triumfon mbi gjithçka. Elsa Nilaj është vajza nga shkodra e cila prej disa vitesh jeton në indi, me bashkëshortin e saj indian të cilin e njohu nëpërmjet rrjetetit social Facebook.

Më pas tregon se si vazhdoi lidhja e tyre, duke bërë që Vishal të udhëtonte drejt Shqipërisë për të njohur nga afër vajzën që I kishte rrëmbyer zemrën nëpërmjet rrjeteve sociale dhe duket se gjithcka shkoi shumë mirë, pasi ai qëndroi në Shqipëri 20 ditë në shtëpinë e Elsës dhe pas një kohe të shkurtër, erdhi dasma të cilën Elsa e përshkruan kështu:

‘’ Fillimisht bëm dasmën në Shqipëri me të gjitha ritualet e fesë krishtere pasi unë jam e krishterë. Në atë kohë kur erdhëm në Indi, dasma kishte filluar sepse këtu dasma është jashtëzakonisht e madhe, përgatitjet kishin filluar ishte dicka për mua shumë e cuditshme,  por edhe këtu bëm dasmën me ritualet e fesë hindu’’ shprehet Elsa Nilaj.