Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 19-25 qershor 2023. Sipas astrologut Pulla është një javë shumë e rëndësishme. Java nis me një fillim të fortë planetar pasi Jupiteri nga Demi formon një gjashtëkëndësh me Saturnin tek Peshqit. Është një kusht veçanërisht i rëndësishëm astrologjik që favorizon arritjen e qëllimeve dhe ndjekjen e ëndrrave tona. Ka këmbëngulje, durim dhe metodë në çdo gjë që vendosim dhe kjo na ndihmon t'i afrohemi më shumë se kurrë suksesit. Mund të shfaqen mundësi të jashtëzakonshme për sa i përket çështjeve dhe planeve financiare, pasi na jepet mundësia të hapim krahët dhe të realizojmë ëndrrat që na kanë mbetur në mendje për një kohë të gjatë. Në të njëjtën kohë, ne mund të mbyllim rastet e së shkuarës që nuk përjashtohen të na shqetësojnë.
Vazhdimësia e javës mund të na sjellë disa pengesa dhe duhet të kuptojmë zanafillën e problemit që ne t’i japim zgjidhje përpara se të jetë vonë. Ndaj këshillohet për të gjitha shenjat e zodiakut, që të tregohen sa më të kujdesshme në veprimet e tyre si dhe në vendimet që do të marrin përgjatë kësaj periudhe, pasi ‘nesër’ mund të sjellin shumë ndikime.