‘Një muaj i begatë, plot surpriza’, Parashikimi i horoskopit për muajin Qershor nga astrologu Jorgo Pulla

29 Maj, 11:48

Në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Qershor për 12 shenjat e zodiakut.

Do të jetë një muaj i begatë me plot surpriza në fushën e biznesit, do të kemi ndryshime të mëdha në fushën shpirtërore, është një muaj mjaft favorizues në zgjidhjen e problemeve në çift. Eshtë një muaj që kërkon vendosmëri, kërkon punë, kërkon drejtësi dhe na e jep në kohën e duhur që ne e kërkojmë. Gjithashtu mbyllen çështje ligjore një herë e mirë, është ky muaj që ju jep të drejtën e fitores në punë dhe në karrierë. Ndikimi planetar do të japë shumë mundësi në plotësimin e dëshirave si në aspektin profesional ashtu dhe në atë familjar.

Shenjat më të favorizuara të muajit Qershor, sipas astrologut Jorgo Pulla janë Dashi, Gaforrja, Bricjapi dhe Luani.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha