Një rrugë në Tiranë merr emrin e legjendës së futbollit kryeqytetas “Zyber Fagu”

18 Korrik 2022, 12:41

Njëra nga rrugët e Tiranës do të mbajë emrin e legjendës së futbollit kryeqytetas, Zyber Fagu. Kryebashkiaku Erion Veliaj priti familjarët e ish futbollistit të famshëm shqiptar, të cilëve u dhuroi në shenjë simbolike tabelën me emërtimin e rrugës. Veliaj tha se detyra jonë është ta kthejmë vëmendjen te njerëzit që kanë lënë gjurmë të paharrueshme në jetën e qytetit