Njihuni me Sharon Stone shqiptare, çertifikuar në Itali si sozia e ikonës hollivudiane

25 Shtator, 12:35

Moda dhe muzika në komunizëm, stili i veshjeve dhe nostalgia e një kohe ku çdo gje ishtë e ndaluar. Producentja Xhilda Toska në studion e "Rreze Dielli" tregoi për eventin që solli modelet “retro” se si visheshin në vitet e errëta femrat dhe meshkujt shqiptarë. Eventi u mbajt në Pogradec, ku morën pjesë breza të vjetër e të rinj. "Risollëm për publikun ikonat e atyre viteve si: Marlin Monroe, Rafaela Karanë, Nexhmije Pagarushën, Tina Turner, Aleksandër Gjokën. U ndanë edhe disa çmime, por e rëndësishme është se ne sollëm atmosferën nostalgjike, ku Shqipëria kishte vetëm televizorët bardhezi" - tha Toska. Në studio dy zonjat që mbajnë peshën e të qenit sozi e personaliteteve si Nexhmije Pagarusha apo Sharon Stone, treguan me krenari si i bën të ndihen ky titull. Hatixhe Llushi ish- këngëtare e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, e cila ka kënduar me mjeshtëri këngët e të madhes Nexhmije Pagarusha, u shpreh se me artisten e madhe kishte miqësi dhe ndihet e privilegjuar të këndojë këngët e saj e po ashtu të ketë edhe ngjashmëri fizike. Ndërsa Zhaneta Tola Benga, e çertifikuar në Sanremo si sozia e Sharon Stone tregoi sesi u bë pjesë e çertifikimit dhe kush e spikati për ngjashmërinë me aktoren e madhe të Hollivudit.