Guri Hoxha është një 49-vjeçar nga Berati i cili humbi kontaktet verën e vitit 2015 nga Madriti i Spanjës. Është ky një tjetër rast që sjell në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ vëllanë e tij Luftar Hoxha, me të cilin Guri realizoi edhe telefonatën e fundit. Ai i pohoi se ndodhej pikërisht në Spanjë, por kishte tentuar të largohej drejt Irlandës, ku autoritetet e këtij shteti e kishin ndaluar në kufi. 49-vjeçari emigroi, që herët në disa shtete, fillimisht në Greqi, Itali dhe më pas në Irlandë, ku punoi afro 7 vite, i papajisur me dokumenta të rregullta. Me kthimin e tij në Shqipëri nisi punë në qytetin e lindjes në Berat, ku edhe u martua. Babai i dy fëmijëve vendosi të emigronte sërish, kur viti 2012 e gjen në Madrit, deri kur në vitin 2015 humb çdo komunikim me familjarët e tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre. Iku në Spanjë me pasaportë të rregullt në vitin 2013, ky qëndroi deri në vitin 2015, nga ku humbi kontaktet me ne. Shtëpinë e ndante me disa djem por nuk di emrat e tyre. Atje rrinin një grup shqiptarësh, nuk ishte i vetëm. Qëllimi i tij ishte Irlanda, ku donte të largohej ilegalisht. Na erdhi si informacion së është parë në Madrid, nga disa persona. Shkova për ta kërkuar, në një nga sheshet kryesore në Madrid. Kërkova disa ditë, por nuk gjeta gjë. Vëllai im ka humbur çdo kontakt edhe me shokët. Ne flisnim, por më pas telefoni rezultoi i fikur. Nuk mendoj se ka mbërritur në Irlandë. Ne kemi shumë njerëz në Irlandë dhe ai nuk ka shkuar atje, jam i sigurtë. Diçka mund të ketë ndodhur në Madrid, ai pinte edhe shumë alkool. Guri ka emigruar shumë herë para se të martohej, në Irlandë, Itali, Greqi. Kur u kthye u martua filloi punë si zjarrfikës por më pas donte të largohej sërish, erdhi tek unë në Itali më pas në Spanjë. Iku i vetëm dhe në Spanjë e prisnin disa të afërm. Ato nuk kanë asnjë informacion për Gurin se i kemi pyetur. Që kur arriti në Spanjë tentoi të kalonte në Irlandë por e kthyen. Guri ishte i ftohtë nuk fliste shumë. Punonte në bujqësi tek disa shqiptarë të tjerë. Po bëj vite që s’i kam dëgjuar zërin. Për herë të fundit ka folur me një kushëri në Irlandë, të cilit i kërkonte para. Me zhdukjen e 49-vjeçarit, bashkëshortja me dy fëmijët 14 dhe 11 vjeçarë janë larguar. I vetmi që i drejtohet emisionit ’Pa Gjurmë’ është Lutfi Hoxha vëllai i tij, i cili dyshon se i vëllai ka dashur t’i jap fund martesës 5-vjeçare dhe ka vendosur të mos bëhet më i gjallë. Ai ishte i martuar në Shqipëri dhe ka një vajzë 14 vjeçe dhe një djalë 11 vjeç. Më pyesnin a kisha ndonjë informacion për babanë e tyre. Unë nuk bëmë kurrë një denoncim në polici, pasi rrija me shpresë, se një ditë do të telefononte. Bashkëshorten e Gurit e ka marrë i ati, është larguar bashkë me dy fëmijët. Kur iku në Spanjë ai nuk fliste fare me gruan, ajo më merrte mua për të pyetur për Gurin. Ai nuk pyste asnjë bënte sipas kokës së tij, nuk fliste për problemet e tij. Nga telefonatat kam arritur të kuptoj se bënte një jetë të vështirë. Dua të kthehet e të flasë me mua, ku është të më japë një shenjë, ta di se më dhemb zemra.
‘Nuk e do më për nuse,ndaj humbi pa adresë’/Vëllai rrëfen dyshimet për Guri Hoxhen në Spanjë
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘U zhduk në Greqi, përfundoi në varr pa emër?’/Familja kërkon të vërtetën për Enver Gegën
28 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Doli për të shitur fruta-perime dhe u zhduk’/Vëllai:Një ditë më parë folëm dhe qeshëm
27 Maj, 18:19 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Më la në jetimore me emrin Serxhio’/Burri: Pas vdekjes së prindërve përjetova tradhtinë
26 Maj, 19:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Pa Gjurme-‘Kam lypur për bukë, dua vetëm të gjej babain’/19-vjeçari:Nëna humbi jetën, u rrita jetim!
25 Maj, 18:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza më kërkoi ndihmë, mbrojta burrin nga frika’/Nëna:Vajzat m’i mori shteti, prindërit më dëbuan
22 Maj, 21:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘M’i morën vajzat padrejtësisht’/ Nëna: Burri meritonte burgun, por mua askush s’më mbrojti!
21 Maj, 19:17 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E pamë në TV të shfrytëzuar në rrugë’/Motra: Mos ki frikë të kthehesh në shtëpi!
19 Maj, 18:08 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza kërkon të më gjejë burrë, unë mezi eci’/E moshuara: Duan të më marrin shtëpinë
18 Maj, 19:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Gjendet 13-vjeçari nga Kavaja, trondit me dëshminë: Më dhanë të pija dhe të vidhja
15 Maj, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Pas 29 vitesh zbulon vendodhjen e vajzës/Nëna:Eshtë në burg, ish-gruaja e burrit e ka parë
14 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Braktisi fëmijët, iku me të dashurin/Burri: Vajza më shokoi, e ka marrë nëna në çdo hotel
13 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Ditën që djali iku u dëgjuan krisma’/Babai: S’besoj se e vranë, ishte sinjal që më dhanë
12 Maj, 18:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Kunati ma shkatërroi vajzën që fëmijë’/Nëna: E martova ta shpëtoja, por dhëndri…
11 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘E lashë të dashurën, mësova se ishte shtatzënë’/ I riu: Dua të di a jam bërë baba?
8 Maj, 17:48
