27 vite larg fëmijëve të tij. Një histori e dhimbshme që prek zemrën e çdo prindi. Në studion e Pa Gjurmë, Arjan Cengo rrëfen për herë të parë kalvarin e jetës së tij pas divorcit dhe përpjekjet e vazhdueshme për të rikthyer kontaktet me dy fëmijët.67-vjeçari tregon se si humbi çdo lidhje me ta pas ndarjes nga ish-bashkëshortja dhe si për dekada me radhë ka jetuar me shpresën se një ditë do t’i takojë sërish. Ai rrëfen momentin prekës kur mësoi se vajza ishte martuar dhe se ishte bërë gjysh, pa pasur mundësinë të ishte pranë familjes së tij.
Një dëshmi e fortë për ndarjen, mungesën dhe shpresën që nuk shuhet kurrë.
Na ndiqni çdo ditë ora 16:00 me gazetaren Odeta Dume në Report TV.




















