Gjendet live pas 3 vitesh Xheni Voka. 26-vjeçarja nga Tirana kishte humbur kontaktet nga Gjermani në vitin 2019. Nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, ndërsa nëna bënte apel për gjetjen e të bijës, kjo e fundit reagon live. Me keqardhje moderatorja Odeta Dume përcolli live mesazhin që Xheni dërgoi në adresë të emisionit, e cila mohonte të kishte kontakt me familjarët, nënën dhe dy motrat e saj. Ajo nuk dha asnjë sqarim mbi të këtë vendim të sajin. ’’Nuk jam Xheni Voka e kam Pruggmayer, nuk dua të kem kontakt me familjen time, i kam shkruajtur që jam shume mirë dhe të mos më shqetësojnë. Nuk e ndiej të arsyeshme të mbaj kontakt apo të flas sepse nuk kam dëshirë. Besoj e morët informacionin’’ Prej vitit 2019 Xheni Voka jeton në Berlin, ndërsa është e martuar me një shtetas gjerman. Vajza e vogël e familjes bllokoi menjëherë çdo kontakt me nënën, pasi kjo e fundit i kërkoi ndihmë për kurimin e babait që ishte diagnostikuar me kancer. Ajo mbylli telefonin dhe pas këtij episodi, nëna nuk kishte guxuar më kurrë ta merrte pas debateve që kishin patur lidhur me çeshtjen e babait dhe përkeqësimin shëndetësor të tij. U desh që 60-vjeçarja t’i drejtohej programit për t’i dërguar një mesazh të bijës, që e kishte konsideruar të humbur prej tri vitesh. I ati ndërroi jetë pa e parë më, ndërsa Xheni nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ refuzoi edhe të ëmën. Ishte e papritur kjo përgjigje mohuese për 60-vjeçaren në studio, e cila me lot në sy i dërgoi ndoshta mesazhin e fundit. ’Xheni jam mami yt, Xheni. Babin nuk e pe dhe iku nga kjo botë duke thënë ’dua të flas me Xhenin’. Megjithatë, kjo është dëshira jote, që të mos flasësh as me mua as me motrat, por të paktën na trego arsyen që ke. S’kam çfarë të them Xheni, të kemi mbajtur, të kemi dashur. Nuk je më e vogël, duhet të reflektosh dhe besoj do të reflektosh. Do vij një ditë që do të më kërkosh’-me këto fjalë prekëse iu drejtua 60-vjeçarja të bijës Pas këtij momenti ’Pa Gjurmë’ hoqi pasaportën televizive të 26-vjeçares, e cila zgjodhi ta thyejë heshtjen e gjatë me këtë mesazh refuzues.
Pa Gjurme gjen pas 3 vitesh Xheni Vokën/E bija e refuzon:Jam zonja Pruggmayer,s’kam dëshirë të flas!
-
TAG:
- Pa Gjurme
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Më la në jetimore me emrin Serxhio’/Burri: Pas vdekjes së prindërve përjetova tradhtinë
26 Maj, 19:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Pa Gjurme-‘Kam lypur për bukë, dua vetëm të gjej babain’/19-vjeçari:Nëna humbi jetën, u rrita jetim!
25 Maj, 18:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza më kërkoi ndihmë, mbrojta burrin nga frika’/Nëna:Vajzat m’i mori shteti, prindërit më dëbuan
22 Maj, 21:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘M’i morën vajzat padrejtësisht’/ Nëna: Burri meritonte burgun, por mua askush s’më mbrojti!
21 Maj, 19:17 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E pamë në TV të shfrytëzuar në rrugë’/Motra: Mos ki frikë të kthehesh në shtëpi!
19 Maj, 18:08 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza kërkon të më gjejë burrë, unë mezi eci’/E moshuara: Duan të më marrin shtëpinë
18 Maj, 19:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Gjendet 13-vjeçari nga Kavaja, trondit me dëshminë: Më dhanë të pija dhe të vidhja
15 Maj, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Pas 29 vitesh zbulon vendodhjen e vajzës/Nëna:Eshtë në burg, ish-gruaja e burrit e ka parë
14 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Braktisi fëmijët, iku me të dashurin/Burri: Vajza më shokoi, e ka marrë nëna në çdo hotel
13 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Ditën që djali iku u dëgjuan krisma’/Babai: S’besoj se e vranë, ishte sinjal që më dhanë
12 Maj, 18:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Kunati ma shkatërroi vajzën që fëmijë’/Nëna: E martova ta shpëtoja, por dhëndri…
11 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘E lashë të dashurën, mësova se ishte shtatzënë’/ I riu: Dua të di a jam bërë baba?
8 Maj, 17:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vëllain e dëboi nëna, 15 vite i humbur’/Përplasja nënë-bijë:Ti ke gisht në zhdukjen e tij
7 Maj, 18:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Djalin ma morën në ’97, por e kam ende gjallë’/Nëna: Më gënjyen për vdekjen e tij
6 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘U zhduk duke lënë telefonin dhe portofolin në makinë’/Nëna:E shkatërroi ndarja nga vajzat
5 Maj, 18:16 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Më ka humbur djali,u fut në rrugën e vjedhjes’/Ish-gruaja-burrit:E shkatërrove që fëmijë!
4 Maj, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' | ‘E rraha në rrugë të moshuarin, i shkonte mbesës pas’/Gjyshja:E rrita unë,babai e braktisi
1 Maj, 18:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' |“U zhduk në agim dhe s’u pa më”/ 3 vite pa Toli Shqaun, flet vëllai: Nuk ka ikur vetë!
30 Prill, 18:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘U kthye e dhunuar dhe shtatzënë me të dashurin’/Babai:E prita për fëmijët, por iku sërish
29 Prill, 19:20 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Ia morën foshnjën se e quajtën nënë pa burrë’/Babai i fëmijës: Jam gjallë, dua djalin tim
28 Prill, 18:38
